Politike

Qeveria merr vendimin: Hapet Ambasada e Shqipërisë në Bruksel

Në njoftim thuhet se shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

19 Shkurt 2025, 13:42 Nga B.Z
Qeveria merr vendimin: Hapet Ambasada e Shqipërisë në Bruksel
Foto ilustruese

BRUKSEL - Është hapur Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Bashkuar. Vendimi është miratuar këtë të mërkurë nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. 

Në njoftim thuhet se shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Njoftimi:

HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për vitin 2025.

3. Vendimi nr.612, datë 16.9.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe të Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian”, shfuqizohet.

4. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sondazh

Poll