Politike

Sikleti i Cakajt krah Ramës në Vjenë, ministri struket në kolltukun e zi, me duart mbi gjunjë s’i ndihet zëri

8 Janar 2020, 17:30 Nga DOSJA
Sikleti i Cakajt krah Ramës në Vjenë, ministri struket në

AUSTRI– Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj është shfaqur krejtësisht në siklet krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit vizitoi zyrat e OSBE-së në Vjenë. Në shumë momente të videos së publikuar nga vetë kryeministri Rama në Facebook, Cakaj shihet i strukur. Me duar mbi gjunjë, ministri qëndron i mbledhur dhe i heshtur gjatë gjithë kohës.

S’dimë të themi se çfarë mund ta ketë shkaktuar sikletin e Cakajt gjatë kësaj viizte, por ministri ndoshta mund të ndihet inferior për pozitën e Ramës në kryesinë e OSBE-së.

Gent Cakaj është ministër i jashtëm në detyrë, ndërsa ligjërisht këtë pozicion e mban vetë kryeministri Edi Rama. Kjo erdhi pasi Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Cakajn për këtë post. Për këtë arsye Rama e mori vetë këtë post dhe ja delegoi detyrat Cakajt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne siklet edi rama gent cakaj rama ne vjene cakaj ne siklet edi rama gent cakaj rama ne vjene

Sondazh

Poll