Politike

Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, Rama viziton zyrat në Vjenë: S’do bëjmë shpikje. Kërcënimet e Iranit? Jemi në duar

8 Janar 2020, 15:46 Nga DOSJA
Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, Rama viziton zyrat në

AUSTRI– Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot zyrat e OSBE-së në Vjenë, kryesinë e të cilës do ta marrë zyrtarisht nesër. Rama është takuar me stafin me të cilët ka shkëmbyer edhe batuta lidhur me gjuhën që anëtarët e stafit flisnin duke vënë në dukje se përbëhej nga persona me shtetësi të ndryshme.

Tani qenkeni miks këtu. Skuadër mikse. Unë flas shumë mirë shqip, italisht dhe anglisht, por gjermanisht nuk ju flas dot,”- tha Rama, ndërsa personi që e shoqëronte i shjpegoi se 18 persona të stafit ishin shqiptarë.

Më tej, Rama zhvilloi edhe një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë të politikës, të cilët e pytën lidhur me kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë; paketën anti-shpifje dhe planin që Shqipëria ka bërë për drejtimin e OSBE-së gjatë vitit të ardhshëm. Sa i përket kërcënimeve, kreu i qeverisë u shpreh se ishin në duart e sigurta duke nënkuptuar aleatët e vendit, ndërsa më pas tregoi edhe ku do t’i zhvillonte takimet e para nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së. 

6 dhjetor, Shqipëria mori zyrtarisht Kryesimin e Presidencës së OSBE-së për vitin 2020, organizatë kjo e përbërë nga 57 vende anëtare, të cilën vendi ynë do ta drejtojë përgjatë gjithë vitit 2020. OSBE-ja do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, por këtë herë në cilësinë e tij si ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vjene edi rama rama ne vjene

Sondazh

Poll