Politike

Sulmoi SHBA-në me raketa, lideri suprem i Iranit Khamenei kërcënon hapur Shqipërinë: Një vend i vogël dhe shumë i lig ka

8 Janar 2020, 15:24 Nga DOSJA
Sulmoi SHBA-në me raketa, lideri suprem i Iranit Khamenei

IRAN– Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei ka reaguar pas kundërsulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak.

Në fjalën e tij, Khamenei u shpreh se sulmi ishte“shuplakë në fytyrë” ndaj SHBA-ve duke mos i kursyer akuzat dhe paralajmërimet ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj. Lideri suprem ka përmendur në fjalën e tij edhe Shqipërinë, edhe pse pa emër. 

“Një vend i vogël europian, shumë i vogël dhe shumë i lig ka bërë komplot me SHBA dhe tradhëtarët e MEK kundër Iranit,“-është shprehur Khamenei.

LIDHJA e Khamenei me Shqipërinë

Muxhahedinët konsiderohen si një grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka strehuar muxhahedinët nga Irani, të cilët njihen si opozitë në vendin e tyre dhe janë kundër regjimit të liderit suprem. Ata mbahen në një kamp në Manzë,ku edhe strehohen rreth 2.000 anëtarë. Kampi është 50 herë më i madh se një fushë futbolli dhe përshkruhet nga mure të lartë të rrethuar me tela. Muxhahedinët e parë kanë ardhur në vitin 2013 në bazë të një marrëveshje me SHBA, e cila ka rezultuar që Shqipëria të pranojë strehimin e tyre. 

REAGIMI I POLITIKËS

Lidhur me kërcënimin e liderit suprem të Iranit ka reaguar edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko. “Miku” i Muxhahedinëve në Shqipëri, u shpreh se Shqipëria nuk është e rrezikuar duke shtuar se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Europë, do të sillte probleme për Iranin. 

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ali khamenei ali khamenei per shqiperine ali khamenei ali khamenei per shqiperine

Sondazh

Poll