Politike

Konflikti SHBA-Iran, ish-zv/ministrja Harxhi thirrje Ramës: Reago si kryesues i OSBE-së, s’është për të zgjidhur krizën

8 Janar 2020, 16:15 Nga DOSJA
Konflikti SHBA-Iran, ish-zv/ministrja Harxhi thirrje Ramës: Reago si

TIRANË– Ish-zv/ministrja Edith Harxhi ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të reagojë si kryesues i OSBE-së, në lidhje me konfliktin mes SHBA-ve dhe Iranit. Në një status në tëitter, Harxhi shkruan se OSBE-ja nuk është për të zgjidhur problemet e brendshme të Shqipërisë.

“Presidenca e rradhes e #OSBE, duhej te kish bere deri tani nje deklarate per situaten ne lidhje me lindjen e mesme dhe kunderpergjigjen e Iranit ndaj bazave te aleateve tane ne Iraq. Kryesuesja e rradhes se #OSBE nuk eshte per te zgjidhur problemet e brendeshme te Shqiperise!”- shkruan ajo.

Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edith harxhi perplasja shba iran edith harxhi perplasja shba iran

Sondazh

Poll