Politike

“Transparent, financimi i partive”/ Zbardhen qëndrimet e opozitës për Zgjedhoren: Tryeza të drejtohet nga ndërkombëtar

8 Janar 2020, 14:44 Nga DOSJA
“Transparent, financimi i partive”/ Zbardhen qëndrimet e

TIRANË– Opozita ka publikuar qëndrimin e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore. Përmes një dokumenti theksohet se Komisioni, i cili po merret me këtë Reformë nuk gëzon legjitimitet të nevojshëm dhe se kjo tryezë duhet të udhëhiqet nga tre drejtues, një ndërkombëtar, një përfaqësues i Parlamentit dhe një i opozitës.

Ndër të tjera në dokument theksohet se duhet një ligj për partitë politike, ku të përfshihet dhe transparenca në financimin e tyre, si dhe një sistem zgjedhor që i jep qytetarëve një mundësi të shprehen për përfaqësuesit e tyre.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj prej kohësh kanë ngritur një grup ekspertësh, por edhe pse u shprehën se brenda 2019-ës do kishin gati draftin ende nuk e kanë bërë publike një gjë të tillë. Ndërkohë dhe nga Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore në kuvend, ku merr pjesë maxhoranca dhe opozita parlamentare, ende nuk kemi “tym të bardhë”, pasi procesi ka ngecur. Reforma Zgjedhore duhet të ishte mbyllur që në dhjetor, por afati i Komisionit u zgjat me disa muaj. Reforma është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian. Dy ditë më parë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në selinë blu ekspertët e opozitës për Reformën Zgjedhore.  Burimet nga selia blu bëjnë me dije se shumë shpejt do të ketë propozime konkrete për Reformën Zgjedhore nga ana e opozitës.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha opozita reforma zgjedhore lulzim basha opozita reforma zgjedhore

Sondazh

Poll