Politike

A është e rrezikuar Shqipëria nga Irani? Reagon Majko: Kalimi i konfliktit në Evropë, do sillte probleme për ta

8 Janar 2020, 15:25 Nga DOSJA
A është e rrezikuar Shqipëria nga Irani? Reagon Majko: Kalimi i

TIRANË-Ndonëse thotë se shqiptarët duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje tensioneve në Lindjen e Mesme, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko nuk mendon se Shqipëria është e rrezikuar nga konflikti SHBA-Iran.Në Shqipëri strehohen më shumë se 3000 anëtarë të opozitës iraniane, por Majko nuk e sheh të mundur që vendi ynë të rrezikohet. I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ish-ministri theksoi se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.

“Kalimi nga Lindja e Mesme në Europë sjell më shumë probleme për ta. Në Lindjen e Mesme tjetër thuhet, tjetër mendohet e tjetër bëhet”, u shpreh Majko.

Sa i përket situatës Iran-SHBA, Pandeli Majko deklaroi se “ajo që po ndodh tani duket si përplasje, por do jetë histori konflikti tepër e gjatë”, ndërsa Teheranin e konsideroi një xhandar rajonal që prodhon impakt shumë negativ.Tensioni midis SHBA dhe Iranit u rrit në  maksimum me vrasjen e gjeneralit iranian, Qassem Soleimani.

Marrë nga Top Channel 

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike irani irani kercenon shqiperine pandeli majko irani irani kercenon shqiperine pandeli majko

Sondazh

Poll