Politike

“Në Prishtinë jam armik”, Rama nuk i lë ‘thumbat’ as në Vjenë, tregon ç’do bëjë për Kosovën si kryesues i OS

8 Janar 2020, 16:55 Nga DOSJA
“Në Prishtinë jam armik”, Rama nuk i lë

AUSTRI– Kryeministri Edi Rama është shprehur se si kryesues i OSBE-së gjatë vitit 2020 në cilësinë e ministrit të Brendshëm do të bëjë gjithçka që ka në dorë edhe për Kosovën. I pranishëm në një konferencë për gazetarët në Vjenë, teksa u pyet se çfarë do të bëjë për Kosovën tashmë që do të jetë në krye të OSBE-së u shpreh se do ët bëjë çfarëdo që ka në dorë. Kryeministri nuk harroi ët shtonte se tashmë në Prishtinë është ‘armik’ pas përlasjeve që ka pasur me kryeministrin në largim Ramush Haradinajn.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Çfarë do të bëjë Shqipëria për Kosovën tashmë që do të jeni në krye të OSBE-së

Rama: Do t’i bëjmë të gjitha ato që kemi premtuar. Nuk po e marrin drejtimin e OSBE-së për të shpikur OSBE-në nga e para. Jemi drejtues të organizatës për një vit dhe është një drejtim në koordinim me të tjerët. Mendoj që kemi kapacitetin e duhur për të bërë diçka për Koosvën, aq më tepër që në Prishtinën zyrtare jam tradhëtar dhe në Beogradin zyrtar jam nacionalist i flaktë shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ka pasur përplasje me kryeministrin në largim të Kosovës Ramush Haradinajn. Madje Rama është shprehur se do ta padisë Haradinajn. Rama e cilësoi “palo burrë” dhe “palo kryeministër” Haradinajn, në lidhje me deklaratat ku ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se bashkë me Thaçin dhe Vuçiç ka planifikuar ndarjen e Kosovës. Për këtë deklaratë Haradinaj u shoreh se nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij duke këmbëngulur në planin për ndarjen e Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama perplasjet rama-haradinaj edi rama perplasjet rama-haradinaj

Sondazh

Poll