Politike

Konflikti SHBA- Iran, kërcënohet edhe Shqipëria/ Reagon kryeministri Edi Rama: Nuk është çështje e re për ne, jemi në d

8 Janar 2020, 15:46 Nga DOSJA
Konflikti SHBA- Iran, kërcënohet edhe Shqipëria/ Reagon

AUSTRI- Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me gazetarët gjatë vizitës së tij në Vjenë ka folur për kërcënimin që lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei ka bërë për Shqipërinë gjatë deklaratës së tij pas sulmit ndaj bazave amerikane në Irak. 

Kreu i qeverisë, Rama është shprehur se çështja nuk është në raport të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, duke shtuar se vendi ynë është në kontakt me aleatët strategjikë. Më tej, Rama ka shtuar gjithashtu se Shqipëria është në duar të sigurta dhe se aleanca e vendit tonë me SHBA-në është e panegociueshme.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Së pari kjo është një temë dhe një çështje që nuk është e re për ne në raport me Iranin. Kemi marrë një veprim që i bën nder Shqipërisë që është në vazhdën e traditës shqiptare. Që është në vazhdën e një aleancë strategjike të panegociueshme me SHBA për të mikpritur dhe hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Si dhe shkruhet në marrëveshjen e bërë, ata janë në Shqipëri në vazhdën e një operacioni humanitar jo politik. Ne kemi jetuar në diktaturë dhe e dimë shumë mirë si veprojnë diktaturat dhe sa janë të observuara për të kontrolluar gjithçka,për të mbytur çdo zë kundër, për të asgjësuar cdo kundërshtar në gjithë globin. Shqipëria diktatoriale ishte vend shumë i vogël me resurse shumë minimale në raport me Iranit të sotshëm dhe kishte një kundërspiunazh të jashtëzakonshëm që vepronte në gjithë zonat dhe eliminonte ‘armiqtë’ e vendit. Megjithatë unë nuk besoj se kjo nuk ekspozon në mënyrë të posaçme Shqipërinë, dhe nuk kemi pse të besojmë këtë sepse jemi në kontakt permanent me aleatët. Kur është puna te inteligjenca besoj që janë të pakonkurueshëm botërisht dhe ne jemi në duar të sigurta kur është fjala tek marrja e informacionit. S’kemi arsye objektive që ka një ekspozim të veçantë por jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces. Patjetër!

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei teksa fliste pas kundërsulmi me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak komentoi edhe Shqipërinë që e cilësoi si një vend djallëzor. Kjo deklaratë solli reagimin e kryeministrit Edi Rama dhe të Ilir Metës. Rama theksoi se Shqipëria është në duar të sigurta, ndërsa Presidenti shtoi se është një deklaratë provokuese me pasoja për rajonin. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine konflikti shba iran ali khamenei edi rama irani kercenon shqiperine konflikti shba iran

Sondazh

Poll