Politike

Sulmi i Iranit me raketa ndaj SHBA-ve/ Meta: Provokuese dhe me pasoja të rrezikshme

8 Janar 2020, 16:24 Nga DOSJA
Sulmi i Iranit me raketa ndaj SHBA-ve/ Meta: Provokuese dhe me pasoja të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas bombardimeve të Iranit kundër bazave amerikane në Irak, duke theksuar se veprime të tilla kanë pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes. Sipas Metës, Shqipëria është një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombëtare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.
Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.

Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei, teksa fliste pas kundërsulmit me raketa ndaj dy bazave amerikane në Irak, komentoi edhe Shqipërinë që e cilësoi si një vend djallëzor. Kjo deklaratë solli reagimin e kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është në duar të sigurta, ndërsa Pandeli Majko tha se kalimi i konfliktit nga Lindja e Mesme në Evropë do të sillte probleme për Iranin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta irani kercenon shqiperine irani nis luftën konflikti shba iran ilir meta irani kercenon shqiperine irani nis luftën konflikti shba iran

Sondazh

Poll