Politike

Reforma Zgjedhore/ Rama shmang hapur Opozitën: Nuk erdha në Vjenë për të folur për këto, më pyet në Tiranë (VD)

8 Janar 2020, 16:51 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Rama shmang hapur Opozitën: Nuk erdha në Vjenë

AUSTRI– Kryeministri Edi Rama ka shmangur pyetjet mbi Reformën Zgjedhore dhe bashkëpunimin me Opozitën gjatë këtij procesi. Në një konferencë me gazetarët, pasi vizitoi zyrat e OSBE-së në Vjenë, kryeministri u pyet për draftin që po harton opozita për Reformën Zgjedhore dhe u shpreh se nuk kishte shkuar deri në Vjenë që të përgjigjet për gjëra që mund të pyetet edhe në Tiranë.

Pjesë nga biseda

Gazetari: Opozita po punon një draft për hesapin e saj për Reformën Zgjedhore që nuk ka lidhje me asnjë nga pikat që po punon Komisioni i Posaçëm.

Rama: Kjo nuk besoj se kam bërë gjithë këtë udhëtim për të më bërë këto pyetje. Unë iu thashë se ajo që është fakt është se Opozita ka shprehur se është dakort për t’u përfshirë në process dhe kjo është një shenjë shumë e mirë. Kemi dhe ODIHR që fare mirë mund të na ndihmojë.

Opozita ka publikuar qëndrimin e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore. Ata janë shprehur të gatshëm për bashkëpunim dhe përmes një dokumenti theksohet se Komisioni, i cili po merret me këtë Reformë nuk gëzon legjitimitet të nevojshëm dhe se kjo tryezë duhet të udhëhiqet nga tre drejtues, një ndërkombëtar, një përfaqësues i Parlamentit dhe një i opozitës.

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne vjene edi rama rama ne vjene

Sondazh

Poll