Politike

Ngërçi me emërimet në Kushtetuese, Presidenca: Venecia gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri

8 Janar 2020, 12:55 Nga DOSJA
Ngërçi me emërimet në Kushtetuese, Presidenca: Venecia

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi, ka reaguar pas njoftimit nga Komisioni i Venecias, se do dërgojë një delegacion në Tiranë për ngërçin e krijuar në Kushtetuese. Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Venecia është gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri.

“Venecia, gjithmonë e mirëpritur në Shqipëri!”, shkruan zëdhënësi i Presidentit. Sot Komisioni i Venecias konfirmoi ardhjen në Tiranë dhe është shprehur se në fillim të shkurtit do takohen me palët.

Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese tedi blushi venecia ne tirane per kushtetuesen komisioni i venecias ngërçi me gjykatën kushtetuese tedi blushi venecia ne tirane per kushtetuesen

Sondazh

Poll