Politike

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Venecia dërgon delegacionin në Tiranë: Takojmë palët në fillim të shkurtit

8 Janar 2020, 12:46 Nga DOSJA
Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Venecia dërgon

TIRANË– Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se një delegacion i Venecias do të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë, ku do të takohet me palët e përfshira në konflikt për të marrë prej tyre  të dhëna që në fund do të  përdoren për opinionin përfundimtar.

Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet parapreke të kërkesës së Kuvendit.

Prej më shumë se një muaj Gjykata Kushtetuese është futur në ngërç, për shkak të mënyrës së emërimit të një prej anëtarëve të saj. Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllafin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisini i venecias komisioni hetimor per metën ngërçi në kushtetuese padia e metes per ardian dvoranin venecia ne tirane per kushtetuesen komisini i venecias komisioni hetimor per metën ngërçi në kushtetuese padia e metes per ardian dvoranin venecia ne tirane per kushtetuesen

Sondazh

Poll