Politike

Nga emigrant, mësues, e kryetar bashkie. Kush është Qerim Ismailaj me diplomë “Kristali” që u akuzua nga PD-ja, për nj

8 Janar 2020, 12:45 Nga DOSJA
Nga emigrant, mësues, e kryetar bashkie. Kush është Qerim

TIRANË-  Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Nga selia blu është hedhur akuza se Qrimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000 dhe për këtë duhet të nisë hetimet Prokuroria.

Çfarë ka deklaruar kryebashkiaku Qerim Ismailaj në formularin e dekriminalizimit?

Në formularin e dekriminalizimit, ai ka mohuar që të ketë qenë i dënuar, por ka deklaruar se ka lëvizuar disa në herë në drejtim të shtetit grek. Ai ka pohuar se ka jetuar në Mitilini të Greqisë gjatë periudhës 1998-1999.  Më pas ai është kthyer në Shqipëri, ku ka nisur punë si mësues në shkollën 8-vjeçare në Çorrush të Mallakastrës. Më vonë si ka punuar si Sekretar i Këshillit të Qarkut në Fier. Ai ka qenë edhe kryetari i Komunës Kutë në Mallakastër. Tashmë drejton Bashkinë e Mallakastrës.

Formulari i dekriminalizimit

Partia Demokratike i ka dërguar sot një kërkesë Prokurorisë për të hetuar në lidhje me figurën e kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj. Në një kërkesë drejtuar Prokurorisë, PD shkruan se Qerimaj ka qenë i dënuar në Greqi në vitin 1999-2000. Ismailaj në një deklaratë për mediat ka mohuar akuzat dhe është shprehur i gatshëm të verifikohej nga Prokuroria. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuzat e pd per qerim ismailajt qerim ismailaj akuzat e pd per qerim ismailajt qerim ismailaj

Sondazh

Poll