Politike

“S’ka asnjë trup në Irak”, përgënjeshtrohet ministria e Mbrojtjes: Jetojnë 60 shtetas në veri të vendit

8 Janar 2020, 11:49 Nga DOSJA
“S’ka asnjë trup në Irak”,

TIRANË- Konflikti mes SHBA dhe Iranit pritet të përshkallëzohet me përmasa të paparashikueshme. Ndërkohë që SHBA është duke tërhequr nga Iraku të gjithë trupat ushtarake. Gjatë ditës së sotme ministria shqiptare e mbrojtjes është pyetur nëse Shqipëria ka trupa ushtarake në Irak.

“Forcat e Armatosura nuk kanë efektivë në Irak”. Kjo ishte përgjigja e zëdhënëses Albana Qehajaj. Ndërkohë në një situatë të tillë lind pyetja. Po shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irak a ka? “Në zonën e konfliktit nuk ka qytetarë shqiptare dhe një djalë që punonte për NATO, dje është evakuuar në Kuvajt”, thanë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu burime nga ministria e Jashtme.

Sakaq në edicionin e lajmeve të orës 12 gazetari Muhamed Veliu duke iu referuar burimeve diplomatike tha se në Irakun verior jetojnë dhe punojnë 60 shtetas shqiptarë për kompani të ndryshme.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike muhamed veliu shqiptaret ne irak muhamed veliu shqiptaret ne irak

Sondazh

Poll