Politike

Rama teston platformën e-Albania nga Vora: S’ka më radhë dhe ryshfet, ka nisur revolucioni digjital (VD)

8 Janar 2020, 11:32 Nga DOSJA
Rama teston platformën e-Albania nga Vora: S’ka më radhë

VORË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qendrën shëndetësore në Vorë, ku ka testuar shërbimet që tashmë do merren vetëm online nga E-Albania. Rama ka qenë i shoëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku vizituan disa pacient të cilët aplikuan nga portali qeveritar.

Në një video në Facebook, Rama shkuan se do jenë 41 shërbime të shëndetësisë që do merren online dhe tashmë nuk do ketë as radhë as ryshfet.

Qendrat shëndetësore pjesë e #REVOLUCIONIDIGJITAL2020??? NË SHËRBIMET PUBLIKE? 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari ? https://e-albania.al/ #PaEcejake #PaRadhë #PaRryshfet. Imagjinoni vetëm për Kartën e Shëndetit, 30 mijë qytetarë duhet të merrnin rrugën e mbanin radhë dy herë, një herë për aplikimin dhe njëherë për marrjen e kartës.

Sot NUK KA MË NEVOJË të harxhojnë asnjë minutë dhe asnjë lek?. Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve që APLIKOJNË ONLINE dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor për përmbushjen e kërkesës? #ShërbimePublike për #ShqipërinëqëDuam???☀”, shkruan Rama.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama platforma e bashkeqeverisjes revulucioni digjital sherbimet online edi rama platforma e bashkeqeverisjes revulucioni digjital sherbimet online

Sondazh

Poll

Politike 7 Janar 2020, 20:09

TIRANË- Të dhënat e bëra publike deri më tani mbi skandalin e “Cambridge Analytica” janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas mediave britanike janë më shumë se 1...