Politike

“Katunarët e lënë pas dore trupin”/ Rama batua me pacientët në spitalin e Vorës, teksa prezanton 41 shërbime shëndet

8 Janar 2020, 11:25 Nga DOSJA
“Katunarët e lënë pas dore trupin”/ Rama batua me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin të pranishëm ditën e sotme në spitalin e Vorës, ku prezantuan 41 shërbime shëndetësore që do të merren online. Sipas kryeministrit Rama, nga 1 janari, 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të jenë online në dispozicion të qytetarëve.

Gjatë vizitës kryeministri nuk ka hezituar që të bëjë dhe batuta me pacientët dhe stafin e personelit mjekësor. Në një moment Rama i ka quajtur shqiptarët, si ‘katunarë’ që lënë trupin e tyre në plan të dytë.

‘Në rast se ky nuk shkon dhe i del ndonjë punë më e rëndësishme, se ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë. Atëherë e lëmë me skedulim shërbimin’, tha Rama.

Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak ditë më parë e ka cilësuar si një nga shtatë prioritetet e qeverisë për vitin 2020. Sipas qeverisë, qytetarët pas datës 6 Janar, nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetërore kur aplikojnë, po vetëm dokumente që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Platforma e bashkëqeverisjes dhe E-Albania për më shumë se 2 vite po promovohen nga Edi Rama, duke i cilësuar ato si zgjidhjen më të mirë për të luftuar rradhët edhe korrupsionin në zyrat e shtetit.

(a.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ogerta manastirliu sherbimet online spitali i vores edi rama ogerta manastirliu sherbimet online spitali i vores

Sondazh

Poll

Politike 7 Janar 2020, 20:09

TIRANË- Të dhënat e bëra publike deri më tani mbi skandalin e “Cambridge Analytica” janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas mediave britanike janë më shumë se 1...