Aktualitet

Zyrtarisht në 2020, ja si u prit ndërrimi i viteve në Kryeqytetin e Shqipërisë (VD)

1 Janar 2020, 08:53 Nga DOSJA
Zyrtarisht në 2020, ja si u prit ndërrimi i viteve në Kryeqytetin

TIRNAË-   Viti  i Ri 2020  është pritur ashtu si çdo vit tjetër me fetime dhe dhe spektakle fishekzjarresh në çdo qytet të Shqipërisë.

Të solidarizuar pas  tragjedisë së 26 nëntorit, shqiptarët duket se e kanë festuar ashtu siç i takon, mbylljen e kësaj dekade.

Nga Tirana, Kryeqyeti i Shqipërisë Viti i Ri është  pritur me shumë fishekzjarre, atmosfera ishte shumë festive, ndërsa nuk kanë munguar as aktivitetet në Sheshin Skëndërbej.

Ishte një një spektakël  magjik me fishekzjarre që ndriçuan qiellin me dritat shumëngjyrëshe. Këto momente shihen edhe në disa video të siguaruara nga  Dosja.al, sesi u prit Viti i Ri në kryeqytet dhe sa atmosfera festive kishte në natën e ndërrimit të viteve.

Me fishekzjarre, muzikë  dhe plotë aktivitete është pritur 2020 në qendrën e Tiranës, por  jo vetëm.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që trionditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vazjë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tirana viti i ri 2020 tirana viti i ri 2020

Sondazh

Poll