Aktualitet

Viti 2020 nis me tërmétin me magnitudë 4.2 të shkallës rihter, me epiqendër në Detin Adriatik

1 Janar 2020, 08:18 Nga DOSJA

TIRANË- Ndonëse kaluam një vit të vështirë ku ngjarja që tronditi gjithë Shqipërinë ishte tërmeti  i 26 nëntorit. 2020 ka nisur me tërmetin e parë.  Tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës  rihter ka lëkundur Shqipërinë  në orët e para të mëngjesit.

Sipas faqes evropiane EMSC, këto lëkundjet janë regjistruar në Detin Adriatik rreth orëve të para të  mëngjesit, përkatësisht në orën 03:53 minuta

Ndoshta  një rastësi, por ora në të cilën  është regjistruar  tërmeti i sotëm  përkon me  orën kur ndodhi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa u dëmtuan dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeminsitri premtoi se të gjitha familjet e prekura do të vendosen në banesa të reja, derisa të ndërtohen banesat e tyre. Sipas tij qiraja do të paguhet nga shteti.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres termet me magnitude 4.2 durres termet me magnitude 4.2

Sondazh

Poll