Aktualitet

‘Mirësevjen’/ Viti i Ri 2020 vjen në Shqipëri, qytetarët e presin me trokitje gotash… shumë pak fishekzjarre (VD)

31 Dhjetor 2019, 23:09 Nga DOSJA
‘Mirësevjen’/ Viti i Ri 2020 vjen në Shqipëri,

SHQIPERI– Një muaj pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas 51 viktima, shqiptarët u mblodhën më solidarë këtë vit të ri. 2020 trokiti në dyert tona me dëshirën madhore, që ky vit të jetë sa më i qetë. Viti i Ri u prit me fishekzjarre në të gjithë vendin, ku sheshet kryesore të qyteteve u mbushën me qytetarë që festuan ndërrimin e viteve. Bebja e parë e 2020-ës erdhi në jetë “çift”, pasi që në minutën e parë një vajzë dhe një djalë u lindën në Tiranë. Edhe ky ndërrim vitesh nuk ka kaluar pa incidente, ku një 60-vjeçar në Vlorë i ka plasur kapsolla në dorë. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe një 9-vjeçari në Librazhd. Gjithashtu për shkak të kapsollave është djegur edhe çatia e një kishë në Kurbin. Përveç fishekzjarrëve, shqiptarët kanë nxjerrë nga sëndukët edhe armët e zjarrit duke festuar ndërrimin e viteve me to. 

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2020 viti i ri 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...