Aktualitet

Dosja-DETAJE/ Shoferi e shantazhonte me video sekrete, lidhja e çuditshme e kryebashkiakut Fatos Tushe me atentatorin

31 Dhjetor 2019, 21:24 Nga DOSJA
Dosja-DETAJE/ Shoferi e shantazhonte me video sekrete, lidhja e çuditshme

TIRANE- Dosja.al zbulon detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Lushnje ku iu bë atentat kryebashkiakut Fatos Tushe.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se atentatori, që njëherazi ka qenë edhe ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi.

Saraçi ka hyrë në zyrën e Tushes pa u ndaluar nga rojet pasi të gjithë ishin në dijenitë njohjes mes tyre.

Në momentin kur ai ka hyrë, sekretarja Erisa Qalliu është porositur që të mos lejojë askënd të hyjë nëzyrë. Por, disa minuta më vonë në zyrën e tij ka nisur një debat me tone të larta.

Qalliu ka hapur derën në atë moment dhe ka parë sesi Saraçi po hiqte siguresën e granatës dhe e ka flakur tej atë. Gjatë kësaj kohe, sekretarja është plagosur. Konflikti ka nisur në vitin 2017, kur Tushe pushoi nga puna Saraçin pas ankesave se ai iu vinte gjoba bizneseve.

Pavarësisht se ai u pushua, Saraçi vijonte të merrte rrogë. Dëshmitë e punonjësve të bashkisë Lushnje parashtrojnë një tjetër pistë. Shoferi përplasej me Tushen, duke e shantazhuar me video sekrete, që i thoshte se do t’i bente publike. Në duart e prokurorëve tashmë janë të gjitha detajet, përfshirë edhe dëshmitë e punonjësve të bashkisë Lushnje.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat fatos tushes gezim saraci atentat fatos tushes gezim saraci

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...