Aktualitet

Sherri për para borxh! Ish-shoferi i hedh gránatën në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, i plagos dhe sekretaren, policia: 1

31 Dhjetor 2019, 08:25 Nga DOSJA
Sherri për para borxh! Ish-shoferi i hedh gránatën në

Lushnje- Aténtat me gránatë kryebashkiakit të Lushnjes, Fatos Tushes. Në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm ndodhi një shpérthim i fuqishëm në bashkinë e Lushnjes, në zyrën  kryetarit të Bashkisë, ku u plágosën Fatos Tushe dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Mësohet se një gránatë shpértheu në zyrën e kryebashkiakut Tushe, sapo ky i fundit u fut në zyrë, ky aty ndodhej edhe sekretarja. Këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë për një mjekim më të specializuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje Poliíca ka shpallur në kërkim Gëzim Saraçin, ish- shoferin e bashkisë  Lushnje, i cili është pushuar nga puna 5 vite më parë nga kryebashkiaku. Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje janë mosmarrëveshjes përtej postit. Deri më tani si pistë kryesore hetimi është pikërisht një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi. Gjithashtu policia bën me dije se kushdo që jep informacione në lidhje me vendndodhjen e tij ka 1 milionë lekë shpërblim.

Si ndodhi atentati?

Nga raportimet e para mësohet se Saraçi është futur në zyrën e kryetarit dhe pas debateve me të, ka hedhur gránatën në zyrë dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se në momentin e largimit ai është ndihmuar edhe nga persona të tjerë, të cilët e kanë pritur jashtë me një makinë.

Polícia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkohë drejt Lushnjes është nisur drejtori i Policísë Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj.  Lidhur me këtë ngjarje është njoftuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, dhe kryeprókurori Olsian Çela.

 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat fatos tushes atentat kryebashkiakut të lushnjes atentat fatos tushes atentat kryebashkiakut të lushnjes

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...