Aktualitet

Vlorë/ I plas kapsolla në dorë, 60-vjeçarit i priten tre gishtërinjtë

1 Janar 2020, 06:33 Nga DOSJA
Vlorë/ I plas kapsolla në dorë, 60-vjeçarit i priten tre

VLORE– Nata e Vitit të Ri nuk ka kaluar pa probleme. Dosja.al ka mësuar se një 60-vjeçar nga fshati Bishtan është lënduar rëndë, pasi i ka plasur kapsolla në dorë.

Për pasojë, atij i janë prerë tri gishta, ndërkohë që mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen, por ky është rasti i dytë i lëndimit me fishekzjarre apo kapsolla. Në Librazhd, djali 9-vjeçar i drejtorit të OSHEE-së, u plagos pasi i plasi një kapsollë.

Në Shqipëri, mjetet pirroteknile janë të ndaluara me ligj dhe nuk lejohet as tregtimi dhe as shitja e tyre.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që trionditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vazjë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bishtan perdorimi i kapsollave vlonjati me kapsolla bishtan perdorimi i kapsollave vlonjati me kapsolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...