Aktualitet

Viti i ri 2020 vjen në Shqipëri, vendi pret me atentate dekadën e re, festë në sheshe dhe çadra

31 Dhjetor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Viti i ri 2020 vjen në Shqipëri, vendi pret me atentate dekadën e

TIRANË– Mes spektaklit të fishékzjarreve dhe atmosférës eléktrizueze, Zelanda e Re është vendi i parë që ka pritur Vitin e Ri 2020. Siç e shikoni dhe në video, vendi po shpérthen nga atmosfera féstive dhe në sfond dégjohen brohorimat e gëzueshme të banorëve.

Menjëherë pas Zelandës, fishekzjarret kanë shpërthyer në Sidney. Edhe në këtë vend, atmosfera festive ndiqet majft nga gëzimi i njerëzve dhe nga spektaklet shumëngjyrëshe në qiell.

Viti i Ri më pas ka mbërritur në Korenë e Jugut dhe Australi. Ndërkohë Shqipëria këtë vit të ri e ka pritur me shpërthime grantash, atentate si ai ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushes apo edhe kreut të njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani dhe nipit të tij. Mirëpo festa vazhdon pasi në kryeqytet do të zhvillohen edhe koncerte festive. Ashtu si edhe vitin e shkuar, edhe kësaj here trokitja e gotave në momentin kur ora shënoi 00:00 nuk do u prit me fishekzjarre. Në vendin tonë ato janë të ndaluara me ligj dhe spektaklet e dritave do të organizohen nga Bashkitë përkatëse. Të prekurit nga tërmeti, që ende nuk janë strehuar, festuan në të ftohtë dhe ndoshta me sytë nga qielli për t’u lutur që 2020 t’i gjëjë në banesat e reja ashtu siç u është premtuar nga qeveria.

(f.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet viti i ri 2020 zelanda e re pret vitin e ri 2020 viti i ri 2020 zelanda e re pret vitin e ri 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...