Aktualitet

Mrekullia, një vajzë dhe një djalë vijnë në jetë në minutën e parë të 2020-ës

1 Janar 2020, 06:21 Nga DOSJA
Mrekullia, një vajzë dhe një djalë vijnë në

TIRANË– Një vajzë dhe një djalë kanë ardhur në jetë që në minutën e parë të vitit 2020. Lajmin e jep ministrja Ogerta Manastirliu, e cila thotë se të dyja bebet kanë ardhur në jetë me shëndet të plotë.

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” e para ka lindur Emel, ndërsa në maternitetin “Koço Gliozheni” ka lindur i pari një djalë që gëzon shëndet të mirë! Gëzuar me mrekullinë e jetës!”, shkruan Manastirliu.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit shqiptarët festuan ndërrimin e viteve, duke  lënë  pas edhe ngjarjen tragjike të 26 nëntorit që trionditi Shqipërinë. Qytetarët vazhduan traditën si për çdo vit dhe nuk harruan spektaklin e fishekzjarreve kur akrepat shënuan 00:00.  Por me plasjen e fishekzjarreve pati  edhe aksidente, ku një 60-vjeçari në qytetin e Vlorës i plasi kapsolla në dorë, po ashtu të njëjtën incident përjetoi edhe një djalë 9-vjeçar në Librazhd. Gjithashtu pas mesnate, zyrtarisht në vitin 2020 kanë ardhur në jetë edhe dy  bebet e para, një djalë dhe një vazjë.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bebja e pare viti i ri 2020 bebja e pare viti i ri 2020

Sondazh

Poll