Aktualitet

I plasi kapsolla në dorë, niset për Tiranë djali i drejtorit të OSHEE-së në Librazhd (Detaje)

31 Dhjetor 2019, 18:44 Nga DOSJA
I plasi kapsolla në dorë, niset për Tiranë djali i drejtorit

LIBRAZHD– Një 9-vjeçar është plagosur lehtë, pasi i ka plasur një kapsollë në dorë.

Mësohet se i mituri është djali i Behar Terziut, drejtorit të OSHEE-së në Librazhd.

I mituri ka qënë duke luajtur më kapsolla, e cila i ka shpërthyer në dorë duke i shkaktuar edhe lëndime.

9-vjeçari është dërguar menjëherë për ndihmë në spitalin e Librazhdit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë një mjekim më të specializuar.

Nuk dihet ende se si e ka siguruar i miturit kapsollat pasi këtë vit të ri, bëhen dy vite që nga momenti kur lëndët piroteknike u ndaluan me ligj. Në Shqipëri nuk lejohet as tregtimi dhe as përdorimi i tyre nga qytetarët. E vetmja mënyrë për t’i siguruar është e paligjshme.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet behar terziu librazhd te miturit i plas kapsolla ne dore viti i ri 2020 behar terziu librazhd te miturit i plas kapsolla ne dore viti i ri 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Dhjetor 2019, 18:00

2019, një vit i hidhur për Shqipërinë

TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...