‘Abuzoni me veprën tonë’, 58 artistë bëhen bashkë kundër RTSH-së: Po na vidhni
31 Dhjetor 2019, 18:40Nga DOSJA
TIRANË– Artistët shqiptarë janë bërë bashkë kundër Radio Televizionit Shqiptar. Në në një deklaratë të nënshkruar nga 58 artistë, i kërkohet RTSH-së që vepra e tyre të mos përdoret më, pasi po abuzohet.
Sipas tyre krijuesit shqiptarë janë bashkuar nëpërmjet Agjencisë Kolektive të të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR”, për të protestuar së bashku dhe për të ndaluar juridikisht përdorimin abuziv të pronësisë së tyre autoriale nga ana e Radio Televizionit Shqiptar.
Ata kërkojnë ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve.
DEKLARATA E PLOTË
Drejtuar: – Radio Televizionit Shqiptar, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Thoma GËLLÇI, me adresë: Rruga “Ismail Qemali” nr. 11, Tiranë.
I Nderuar Z. Drejtor i Përgjithshëm i R.T.SH.
Me keqardhje konstatojmë abuzimin e vazhdueshëm të R.T.SH., që vepron dhe funksionon në bazë të të ardhurave nga taksapaguesit shqiptarë si dhe nga buxheti i shtetit, me të drejtat e autorit. R.T.SH. në mënyrë masive, të vazhdueshme e të përsëritur, shkel të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura që ne përfaqësojmë në kundërshtim flagrant me ligjin dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë. Shfrytëzimi i veprave të autorëve nga R.T.SH. përbën një rast flagrant të vjedhjes së pronës të secilit autor të Agjencisë Albautor dhe të abuzimit haptas me kulturën kombëtare dhe vlerat që ajo përfaqëson. Në lidhje me sa më sipër,
JU KËRKOJMË: – Ndalimin e transmetimit, shitjes e të shfrytëzimit në çdo formë të secilës vepër artistike të krijuar apo përfaqësuar nga ne, përshirë këtu transmetimin valor, dixhital, shitjen e materialit arkivor, nëpërmjet internetit, YouTube, Amazon, iTunes, Spotify, etj., deri në momentin e arritjes së marrëveshjes mes palëve. – Pagesën e menjëhershme të detyrimit për vitet 2018 – 2019 pranë “S.U.A.D.A.” (Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit), sipas sistemit tarifor të miratuar nga Ministria e Kulturës e të lënë në fuqi me vendim të formës së prerë nga vendimi nr. 186/47 datë 11 Qershor 2019 i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. – Mos respektimi i kësaj kërkese, qoftë edhe në një rast të vetëm, përbën shkak për paraqitjen e kallëzimit penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të përsëritur të nenit 149 dhe 248 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë i ndryshuar.
Repertorit të secilit autor nënshkrues të kësaj deklarate i bashkohet edhe repertori i përfaqësimit reciprok nga Albautor, me më shumë se 120 shtete të Botës si më poshtë: SUISA (Zvicër), TEOSTO (Finlandë), UACRR (Ukrainë), SOKOJ (Serbi), UCMR – ADA (Rumani), AUTODIA (Greqi), ACUM (Izrael), CASH (Hong – Kong, Kina), ATN (Kili), AKKA (Letoni), PRS (Angli: Anguilla, Antigua and Barbuda, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Belize, Bermuda, British Antarctic Territory, British Indian Ocean Territory, British Virgin Islands, Brunei, Cayman Islands, Channel Islands, Cyprus, Diego Garcia, Dominica, Falkland Islands, Ghana, Gibraltar, Grenada, Guyana, India, Ireland, Republic of Jamaica, Kenya, Malawi, Malaysia, Malta, Man (Isla of), Montserrat, Nigeria, Pakistan, Pitcairn Islands, St Helena, St Kitts and Nevis, St Lucia, St Vincent and the Grenadines, Seychelles, Sierra Leone, Singapore, South Georgia, South Sandwich Islands, Sri Lanka, Tanzania, Tonga, Trinidad & Tobago, Tristan da Cunha, Turks and Cairos Islands, Uganda, United Kingdom, Zambia, Zimbabve), ARTISJUS (Hungari), JASRAC (Japoni), KODA (Danimarkë), IMRO (Irlanda), LATGA – A (Lituani), JACAP (Xhamaika), STIM (Suedi), ZAiKS (Poloni), SOCAN (Kanada), SACEM (Republika Franceze: France, Martinique, Guadeloupe, Guyane, Reunion Mayotte, Polynesie, Nouvelle-Caledonie, Saint-Pierre, Miquelon; Benin, Burkina, Cameroun, Congo, Congo, Cote d’Ivoire, Djibouti, Egjipt, Gabon, Gambie, Guinee, Liban, Madagascar, Mali, Marok, Mauritani, Niger, Senegal, Tchad, Togo, Tunisie, Turquie, Zaire), HARRY FOX AGENCY – HFA (SH.B.A.), SOGEM (Meksikë), GESAP (Gjeorgji), AKM (Austri), CARCC (Kanada), AMUS (Bosnjë – Herzegovina), OSA (Çeki), SESAC (SH.B.A.), BMI (SH.B.A.), ASCAP (SH.B.A.), AMRA (SH.B.A.), SIAE (Itali), MSG (Turqi), MESAM (Turqi), EAU (Estoni), SABAM (Belgjikë), MUSICAUTOR (Bullgari), GEMA (Gjermani), PAM CG (Mal i Zi), VEGAP (Spanjë), SGAE (Spanjë), ZAMP (Maqedoni), HDS ZAMP (Kroaci), DACS (Angli), SACM (Meksikë), AWGACS (Australi), ASDACS (Australi), AEI (Guatemalë), GHAMRO (Gana), ALCS (Angli), VDFS (Austri), SPA -AUTORES (Portugali), SOCINPRO (Brazil), STEF (Islandë), ECCO (Eastern Caribbean – Saint Lucia), MOSCAP (Mongolia), MCSN (Nigeria), SAVA (Argjentina), SAYCO (Kolumbi), FILMAUTOR (Bullgari), KAPIOSTO (Finlandë), SODRAC (Kanada), SAIF (Francë), OAZA (Çeki), REDES (Kolumbi), OFA (Serbi), ABRAMUS (Brazil), GCA (Gjeorgji), VCPMC (Vietnam), AAS (Azerbaixhan).
1. Jorgo Papingji 2. Agim Doci 3. Feim Ibrahimi (Etrita Ibrahimi) 4. Adrian Hila 5. Luan Zhegu 6. Flamur Shehu 7. Haig Zacharian 8. Endri Sina 9. Josif Minga 10. Aleksander Lalo (Marga Lalo) 11. Aleksander Gjoka 12. Redon Makashi 13. Shpëtim Kushta 14. Kujtim Laro (Alban Laro) 15. Roberto Radoja 16. Alfred Kacinari 17. Gjergj Kacinari 18. Edmond Zhulali 19. Gjergj Leka 20. Ferdinand Deda (Elton Deda) 21. Elton Deda 22. Kristi Popa 23. Gentian Lako 24. Osman Mula 25. Vladimir Kotani 26. Diana Toce Ziu 27. Miron Kotani 28. Pellumb Vorpsi 29. Esat Ruka 30. Fatos Qerimaj 31. Mimoza Tola 32. Ruzhdi Keraj 33. Tasim Hoshafi 34. Eriona Rushiti 35. Enis Mullaj 36. Petrit Terkuci 37. Alban Laro 38. Hektor Duri 39. Klement Marku 40. Fatmir Lela 41. Bledar Sejko 42. Agim Rreza 43. Clirim Denaj 44. Edmond Veizaj 45. Dritan Lumshi 46. Arjan Gjici 47. Mark Luli 48. Ilir Balla 49. Vangjo Toce 50. Mark Gjoka 51. Alket Zaimi 52. Gjergj Hila 53. Leonard Bulku 54. Arjan Toci 55. Servet Dik Cara 56. Todi Dorri 57. Luljeta Bulku 58. Endri Mucaj
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Festat e fundvitit e Viti i Ri po vjen në të gjitha vendet e botës është festuar në mënyrë të ndryshme. Një darkë me ushqime të ndryshme me...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të rrugës së Durrësit, tek Kafe Flora.Si&cce...
TIRANË-2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e ci...
DURRËS– Kreu i njësisë administrative Sukth, Rrapo Osmani ka mbetur i palgosur me thikë, bashkë me një person tjetër, nipin e tij 21 vjeçar, me inic...
LUSHNJË– Një efektiv i RENEA-s i identifikuar si Qazim Surroi ka mbetur i palgosur për shkak të një aksidenti automobilistik me mjetin e punës. Dosja.al më...
DURRËS– Policia e Durrësit ka sqaruar ngjarjen e ndodhur në Sukth të Durrësit qëe përfundoi me dy të plagosur. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ardhur [a...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përcjellë urimet e tij me rastin e festave të fundvitit. Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Meta uron të gjithë shqi...
TIRANË– Minatorët e Bulqizës janë zyrtarisht të zgjedhur si ‘personazhi i vitit’! Ndjekësit e Dosja.al patën mundësi prej më shumë se dy javësh që të voton...