Politike

Përplasja mes demokratëve në Kuvend/ "Nuk duhej të ndodhte", Luan Baçi: 100% faji i Shehajt

Luan Baçi shprehu keqardhjen e tij në lidhje me situatën e krijuar, teksa tha me bindje se ishte 100% faji i Shehajt.

19 Dhjetor 2024, 22:04 Nga ZH.LL
Përplasja mes demokratëve në Kuvend/ "Nuk duhej të
Baci

TIRANË- Deputeti demokrat, Luan Baçi e ka quajtur fajtorin kryesor deputetin Shehaj në lidhje me incidentin e sotëm në Kuvend. I ftuar në emisionin "Drejt" në Ora News, Baçi foli për përplasjen mes deputetëve Flamur Noka dhe Agron Shehajt.

Luan Baçi shprehu keqardhjen e tij në lidhje me situatën e krijuar, teksa tha me bindje se ishte 100% faji i Shehajt. Ndër të tjera, deputeti shton se ka qenë dëshmitar e madje ka ndërhyrë aty duke i folur Shehajt.

Baçi e konsideron sjelljen e Shehajt jo të duhur, pasi sipas tij, ai bllokoi foltoren në mënyrë të njëanshme duke të lënë të flisin ato të mazhorancës.

"Në fakt më vjen keq që duhet ta fillojmë kështu bisedën në studio. Keqardhjen shpreh edhe që ndodhi ky incident sot në parlament. Në fakt nuk duhej të ndodhte. Vërtet pozicion i vështirë për të folur për arsyen se zoti Shehaj një ish koleg i yni sot në një parti më vete. Për incidentin e sotëm sinqerisht shpreh keqardhjen por ishte 100% faji i zotit Shehajt. Më vjen keq që e them. Kam ndërhyrë aty, kam qenë dëshmitar kam qenë shumë afër madje i kam folur zotit Shehaj. Bllokimi që i bëri foltores në mënyrë të njëanshme duke lënë që të flisnin ato të mazhorancës dhe duke bllokuar dhe duke debatuar vetëm me deputetët e opozitës, ishte një sjellje jo e duhur", u shpreh deputeti.

luan baci flamur noka agron shehaj

Sondazh

Poll