Politike

"Punime sekrete te shtëpia e kryeministrit!" Gazetari Artan Hoxha: Aty janë janë bërë 120 shtylla me thellësi 12 metra

Ai zbuloi se aty janë janë bërë 120 pilota me thellësi 12 metra. Lidhur me këtë rast, Hoxha shtroi disa pyetje.

19 Dhjetor 2024, 21:29 Nga M.B
"Punime sekrete te shtëpia e kryeministrit!" Gazetari Artan
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se për 4 javë në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama janë zhvilluar punime sekrete me punëtorët që dorëzonin sendet personale. I ftuar në "ÇIM PEKA LIVE" në Syri Tv, Hoxha tha se ka tentuar me dron për të parë se çfarë ndodhte brenda rrethimit. Ai zbuloi se aty janë janë bërë 120 pilota (shtylla) me thellësi 12 metra. Lidhur me këtë rast, Hoxha shtroi disa pyetje.

"Dhe më bëri përshtypje se po bëheshin punime te shpia e kryeministrit, ai ndërkohë ishte jashtë, punimet kanë zgjatur mos gaboj rreth 4 javë. Tentova me një dron një ditë dhe fat të koha ishte e kthjellët por droni reflektoi lart, por nuk na ra brenda rrethimit sepse atëherë me të vërtetë do të ishim në shkelje të sigurisë, por së paku nuk u mor vesh nga erdhi. Dhe çfarë kishte ndodh aty, nga sa mora vesh nga një studio arkitekture aty janë janë bërë 120 pilota me thellësi 12 metra.

Kjo ka ndodhur gjatë muajit gusht dhe është mbajtur në sekret të plotë. Dhe pyetja që unë shtroj është se çfarë mund t'i duhen 120 pilota 12 metra të thella? Sa është kosoto e tyre? Dhe nuk e di a është marrë leje se fshatarët kanë përfunduar në burg për të rregulluar kasollen e lopës. Nuk gjeta dokumentacion nuk e di këtë pjesë ", tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll