Politike

“Edi Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Po punojmë për qeveri teknike, nuk janë shpalosur të gjitha format e mosbindjes

Ai shton se opozita pasi kaloi krizën, tashmë ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dhe rezolutat e miratuara kundër qeverisë Rama.

19 Dhjetor 2024, 21:58 Nga M.B
“Edi Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Po
Sali Berisha

TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike përpara zgjedhjeve të majit. I ftuar në emisionin "Debat" në A2CNN Berisha tha se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme. Ai shton se opozita pasi kaloi krizën, tashmë ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe këtë e tregojnë dhe rezolutat e miratuara kundër qeverisë Rama.

“Opozita është e interesuar që të ketë zgjedhje sa më parë. Është një datë e zgjedhur nga qeveria. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike. Si parim ne nuk bojkotojmë zgjedhjet. Ne edhe sot nuk i pranojmë zgjedhjet. Ato janë një farsë. Të gjitha partitë e botës i quajnë fasadë. Rezolutat nuk shprehin mendimin tonë, por të vërtetën mbi zgjedhjet. Do të bëjmë gjithçka kundër diktaturës. Nuk janë shpalosur të gjitha format e mosbindjes.

Ne jemi në betejë me diktaturën. Kjo diktaturë nuk rrëzohet me votë. Por diktaturat nuk bëjnë zgjedhje të lira. Edi Rama arriti të mashtrojë shumë edhe në botë. Opozita pati probleme, por sapo u ngrit dhe u bashkua, doli nga izolimi me ndërkombëtarët. Tre rezoluta nuk kanë ekzistuar kurrë kundër një qeverie në Tiranë. Ne po punojmë me të gjitha format për qeveri teknike”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll