Politike

Si në Kuvend/ Mes debatesh dhe bllokimit të foltores, miratohet buxheti i 2025-së për Bashkinë e Shkodrës

Ka qënë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka zgjedhur që të prezantojë para këshilltarëve por edhe shkodranëve vizionin për Shkodrën duke deklaruar se investimer kapin shifrën e 45 milion eurove.

19 Dhjetor 2024, 20:26 Nga M.B
Si në Kuvend/ Mes debatesh dhe bllokimit të foltores, miratohet
Foto nga mbledhja

SHKODRA- Në sallën e këshillit të Bashkisë së Shkodrës është miratuar buxheti për vitin 2025-së. Ka qënë kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili ka zgjedhur që të prezantojë para këshilltarëve por edhe shkodranëve vizionin për Shkodrën duke deklaruar se investimer kapin shifrën e 45 milion eurove.

Por pas fjalës së Becit opozita ka kerkuar të marrë fjalën. Kjo është kundërshtuar nga Kryetari i këshillit Bashkiak Oltion Luli i cili ka deklaruar se do vijojnë teknalitetet e buxhetit e më pas do vijohet me diskutime. Opozita ka kundërshtuar diçka të tillë duke kërkuar të drejtën e fjalës

Një situatë e tillë solli edhe 5 minuta pushim të mbledhjes. Megjithatë pavarësisht pushimit edhe me rifillimin e mbledhjes situata ka qënë e njëjtë. Kryetari i këshillit bashkiak ka hedhur në votim buxhetin e vitit 2025-s që ka vlerën e 29 milion eurove në total.

Kjo është hera e parë që opozita në Shkodër ndërmerr një veprim të tillë duke përdorur të njëjtën skemë si në parlament megjithatë ky dokument ka marrë formën e miratimit me 30 vota 'pro' nga këshilltarët e mazhorancës.

bashkia shkoder

Sondazh

Poll