Politike

"Ajo dritare u kthye në ferrin e Edi Ramës!" Berisha: Nuk kam besim te vota, por te mosbindja civile

I pyetur se pse nuk e theu arrestin e shtëpisë, por qëndroi për gati një vit në banesën e tij, Berisha u shpreh se ai ka komunikuar çdo ditë me mbështetësit e tij.

19 Dhjetor 2024, 22:05 Nga M.B
"Ajo dritare u kthye në ferrin e Edi Ramës!" Berisha: Nuk
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se ai nuk ka besim te vota, pasi sipas tij, ajo është e manipuluar nga qeveria, që e quan diktaturë. I ftuar në emisionin "Debat" në A2CNN dhe i pyetur se pse nuk e theu arrestin e shtëpisë, por qëndroi për gati një vit në banesën e tij, Berisha u shpreh se ai ka komunikuar çdo ditë me mbështetësit e tij. Ai ka shtuar se opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj për qeveri teknike përpara zgjedhjeve të majit, pasi sipas tij, Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira e të ndershme. 

“Nuk kam besim te vota, por te mosbindja civile. Ai i përdor të gjitha metodat për të ekzekutuar votën pa rënë në kuti. Unë e ushtrova mosbindjes në mënyrën time. Unë komunikoja çdo natë me ndjekësit e mi. Ajo dritare u kthye në ferrin e Edi Ramës.

Opozita është e interesuar që të ketë zgjedhje sa më parë. Është një datë e zgjedhur nga qeveria. Ne nuk kemi hequr dorë nga kërkesa për qeveri teknike. Si parim ne nuk bojkotojmë zgjedhjet”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll