Politike

Debat me tone të ashpra/ "O mashtrues", Shabani-Blushit: Ti je në konflikt interesi me SPAK

Duke diskutuar rreth 5 vjetorit të SPAK dhe ngritjes së këtij institucioni, Shabani dhe Blushi kanë kaluar në çështje personale deri në ofendime mes tyre.

19 Dhjetor 2024, 21:39 Nga ZH.LL
Debat me tone të ashpra/ "O mashtrues", Shabani-Blushit: Ti je
Blushi-Shabani

TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani dhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar në emisionin "Open" në News24, Shabani dhe Blushi kanë debatuar me tone të ashpra.

Duke diskutuar rreth 5 vjetorit të SPAK dhe ngritjes së këtij institucioni, Shabani dhe Blushi kanë kaluar në çështje personale deri në ofendime mes tyre.

Pjesë nga debati:

Shabani: Asnjëherë nuk kemi parë më parë që të parakalojnë para SPAK ministra apo ish-ministra socialistë, kur në krye të Qeverisë është Edi Rama.

Blushi: Sa ministra ka burgosur Enver Hoxha?

Shabani: Ti je në konflikt interesi me SPAK

Blushi: Ti paguhesh me fondet e Sorosit

Shabani: Keni marrë ju fonde personalisht nga Soros për të shkuar te BBC

Blushi: O mashtrues, o mashtrues 

Shabani: Ti vjen në emision për tu zënë me grushta, nuk bie në nivelin tënd

endri shabani tedi blushi

Sondazh

Poll