Politike

“Grua me mjekër, ti je prindi 2, Aleksi prindi 1”/ Shabani-Blushit: Vish minifund apo fustan dhe shkoi Ilir Metës

Blushi iu drejtuar Shabanit duke i thënë se ai është grua me mjekër, ndërsa më herët i tha që Aleks Soros është prindi 1, dhe ai është prindi 2. 

19 Dhjetor 2024, 21:49 Nga E. D
“Grua me mjekër, ti je prindi 2, Aleksi prindi 1”/
Tedi Blushi,  Endri Shabani 

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe Kryetari i Nisma Thurje Endri Shabani janë përfshirë në debate me njëri-tjetrin duke kaluar në fyerje personale. 

Gjithashtu Blushi iu drejtuar Shabanit duke i thënë se ai është grua me mjekër, ndërsa më herët i tha që Aleks Soros është prindi 1, dhe ai është prindi 2. 

Blushi dhe Shabani të ftuar në emisionin “Open” në News24 vazhduan duke ofenduar njëri-tjetrin, teksa ky i fundit i tha vish minifund apo fustan dhe shkoi Ilir Metës

Pjese nga debati:

Blushi: Nuk flas me LGBT, je LGBT

Shabani: Për këtë Aleks këtu e ke?!

(Shabani i nxjerr foton e Aleks Soros me Ilir Meten)

Blushi: Ore qenke debil ti, është debil me syze

Shabani: Këtë takim e ke organizuar ti

Blushi: Nëse unë kam përfituar 1 cent nga Soros, jo largohem nga politika, por nuk dal nga shtëpia. Të më akuzojë një hajdut fondesh që unë kam marrë para nga Soros…

Shabani: Ti rri me hajdutët nga mëngjesi në darkë! Të më akuzojë mua një hajdut i floririt të shtetit që unë kam vjedhur fondet është kulmi

Shabani: Shko vish minifund apo fustan dhe shkoi Ilir Metës” tha Shabani. 

 

 

 endri shabani  tedi blushi

Sondazh

Poll