Politike

“Dumani kampion i antikorrupsionit nga DASH”, Berisha: Ai është një mercenar i Ramës

Ai shtoi se SPAK ka mbyllur 5 dosje dhe një zyrtar i DASH ishte i zhgënjyer.

19 Dhjetor 2024, 22:11 Nga M.B
“Dumani kampion i antikorrupsionit nga DASH”, Berisha: Ai
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha përsëriti sot se SPAK është një organizatë kriminale. I ftuar në emisionin "Debat" në A2CNN Berisha komentoi dhe çmimin e marrë nga kreu i SPAK, duke ironizuar se një të ngjashëm ka marrë dhe Dvorani apo dhe Rasputini i Ramiz Alisë. Ai shtoi se SPAK ka mbyllur 5 dosje dhe një zyrtar i DASH ishte i zhgënjyer.

“SPAK është një organizatë kriminale. Dumani deklaroi sot se në 5 vite ka futur në hetim 1335 qytetarë. Vetëm në 2009-2010 Task Forca kundër korrupsionit ka hetuar 1400 qytetarë, në dy vite. Dumani është një lake, një mercenar i Ramës, që nuk pret njeri për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës, për sterilizimin Becchettin.

Kampion antikorrupsion e ka marrë dhe Dvorani. Edhe Rasputini i Ramiz Alisë ka marrë çmimin e ushqimit në Meksikë, kur njerëzit në Shqipëri vuanin nga uria. SPAK ka mbyllur 5 dosje dhe një zyrtar i DASH ishte i zhgënjyer”, u shpreh Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll