Politike

Mbrojtja e të dhënave personale/ Vangjel Dule: Të shtyhet ligji, të dhënat e qytetarëve në duart e patronazhistëve të PS-së

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Dule shprehu dyshimet e tij për këtë.

19 Dhjetor 2024, 20:28 Nga ZH.LL

Mbrojtja e të dhënave personale/ Vangjel Dule: Të shtyhet ligji,

TIRANË- Projektligji për të dhënat personale u diskutua në Kuvend, teksa u shkëmbyen replika mes ministrit Ulsi Manja dhe Vangjel Dule. Kryetari i PNDNJ, Vangjel Dule kërkoi shtyrjen e këtij ligji. Dule tha se të dhënat e qytetarëve ishin në duart e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE, Dule shprehu dyshimet e tij për këtë. Nga foltorja e Kuvendit, Dule tha se Shqipëria fitoi vendin kandidat në 2014 dhe vetëm në 2023 u çelën negociatat.

"Kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para përgjegjësisë ligjore. Po këtu kush u vu para përgjegjësisë. Kush u vë para përgjegjësisë? Të dhënat e qytetarëve ishin në dorën e patronazhistëve të partisë suaj. Ky ligj duhet që të shtyhet. Ju thoni se do të na anëtarësoni në BE. Ju që Shqipëria fitoi vendin kandidatë në BE në 2014 dhe për arsye gjeopolitike arritët që në 2023 të çelni negociatat", tha Dule.

 

vangjel dule u

Sondazh

Poll