Politike

"Duke kaluar në Surrel më kapi syri nja dy sonda të mëdha!" Gazetari Artan Hoxha: Punonjësit dorëzonin telefonat para se të futeshin

Gazetari tha se punëtorët kur futeshin në zonën e ndërtimit dorëzonin sendet personale si telefon, ora etj., që mund të përbënin dyshime se mund të ishin kamera.

19 Dhjetor 2024, 21:07 Nga M.B
"Duke kaluar në Surrel më kapi syri nja dy sonda të
Artan Hoxha

TIRANA- Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për disa ndërtime të zhilluar disa muaj më parë në shtëpinë e kryeministrit Edi Rama. I ftuar në "ÇIM PEKA LIVE" në Syri Tv, Hoxha deklaroi sot se në zonën e Surrelit ka parë dy sonda të mëdha. Gazetari tha se punëtorët kur futeshin në zonën e ndërtimit dorëzonin sendet personale si telefon, ora etj., që mund të përbënin dyshime se mund të ishin kamera.

"Unë e shfrytëzoj shumë këtë zonën e Dajtit dhe aty duke kaluar në Surrel më kapi syri nja dy sonda të mëdha. Dhe menjëherë me shkoi mendja se ça me duhen këto lloj sondash, dhe normalisht këto sondat që hedhin pilotët për gradaçelat e mëdha. U bëra kuriz ditën e parë kalova prap ditën e dytë prap i pash aty.

Prita ditën tjetër deri sa dolën punonjësit dhe ajo që më bëri përshtypje ishte se ata duke dalë nga, jo nga objekti por nga rrethimi që bën garda atje u dorëzoheshin telefonat. Pra ata kur shkonin në objekt dorëzonin të gjitha mjetet, pra të gjitha që përbënin dyshim që mund të ishin kamera dhe kur largoheshin nga objekti i merrnin. Më bëri përshtypje se ishte një zonë që e njihja mirë", tha Hoxha.

artan hoxha

Sondazh

Poll