Politike

Berisha kërkon votimin e rezolutës kundër genocidit serb/ Balla: Arrestuat Adem Jasharin! Kreu i PD-së: Trillim serbo-shqiptar i turpshëm

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në vitet 92-97. Berisha i hodhi poshtë akuzat duke thënë se kjo ishte një trillim serbo-shqiptar i turpshëm.

19 Dhjetor 2024, 20:19 Nga M.B
Berisha kërkon votimin e rezolutës kundër genocidit serb/ Balla:
Taulant Balla

TIRANA- Seanca plenare në Kuvend vijon mes debatesh mbrëmjen e sotme teksa kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Kosovë. Berisha i kërkon socialistëve ta votojnë rezolutën, ndërsa përmendi edhe këngën e Adem Jasharit e cila është ndaluar sipas tij në stadiume. Nga ana tjetër Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se Adem Jasharin e arrestuan qeverisja e PD-së në vitet 92-97. Berisha i hodhi poshtë akuzat duke thënë se kjo ishte një trillim serbo-shqiptar i turpshëm.

Pjesë nga debati në Kuvend:

Balla: Adem Jasharin e arrestuat ju. Sa i përket dhembshurisë së madhe për atë që do të marri liken ë facebook për këngën e mikut tim Naim Gjoshit. Kënga as ka thënë dikush se është ndaluar. I kam thënë Shkurtes mos i beso gojëve të liga. Meqë nesër kemi takimin e Kuvendeve le të themi ca rrena se ecin shumë shpejt. Mos lejoni të flasin për futboll njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.

Berisha: Arrestimi i Adem Jasharit është trillim serbo-shqiptar i turpshëm. Nuk ka ndodhur kurrë. U trajnua 1992 1993 dhe nuk është arrestuar kurrë në asnjë rast. Ata të cilët e hapën këtë shpifje e morën në Beograd dhe e sollën në Tiranë. Rezolutën e keni rrëzuar, e keni vonuar dy vjet. Votojeni sonte që të hiqni njollën e zezë kundër jush. Nuk po bëj politikë unë. Janë jetët e njerëzve shqiptarë që janë vrarë. Ju keni frikë nga Beogradi.

kuvendi

Sondazh

Poll