Politike

"Shkoni në Kosovë më shumë si përfaqësues të Serbisë"/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Provokime të pavend, nesër dy Kuvendet me deklaratë të përbashkët

Spiropali deklaroi se ditën e nesërme dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje.

19 Dhjetor 2024, 20:01 Nga ZH.LL
"Shkoni në Kosovë më shumë si përfaqësues
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i quajti provokime të pavend dhe të papërshtatshme deklaratat e kryedemokratit Sali Berisha, në lidhje me mbajtjen e Kuvendit të përbashkët Shqipëri-Kosovë ditën e nesërme. Berisha tha se qeveritarët do të ulen atje më shumë si përfaqësuses të Serbisë sesa të Shqipërisë. 

“Këto provokime janë të pavend dhe të paparshtashme”, u shpreh Spiropali.

Spiropali deklaroi se ditën e nesërme dy Kuvendet Shqipëri-Kosovë do të dalin me një deklaratë të përbashkët që do përfshijë shumë çështje. Kryetarja e Kuvendit tha se me anë të deklaratës do të qartësohen të gjitha çështjet, nga rruga europiane tek kërkesa e Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon.

"Nesër do dalim me një deklaratë të përbashkët, do jetë e qartë për të gjithë çështjet, nga rruga evropiane tek kërkesa e rrugëtimit të Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon. Nuk është vendi për të bërë politikën e ditës me Kosovën", deklaroi Spiropali. 

elisa spiropali sali berisha

Sondazh

Poll