Bota

Maqedonia e Veriut gati për një qeveri teknike, partitë arrijnë marrëveshje për zhbllokim të ligjeve

27 Dhjetor 2019, 13:06 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut gati për një qeveri teknike, partitë

Maqedoni e Veriut- Në shtetin fqinj po i hapet rrugë formimit të qeverisë teknike. Ditën e sotme është parlajmëruar për një takim me kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, pas marrëveshjes për zhbllokimin e disa ligjeve në Kuvend.

Një ditë më parë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për t’u miratuar të gjitha propozimet ligjore (rrogat, pensionet dhe investimet). Këto ligje priten të futen në fuqi më 1 janar.

Për ardhjen në qeveri po përgatiten partia e VMRO-DPMNE-së, e cila dje unanimisht mbështeti liderin e partisë Mickoski t’i zhvillojë bisedimet me Zaevin dhe të flasë për propozimet për pushtet. Nuk dihet ende sesi do të ndahen ministritë dhe postet e reja në qeveri.

Theksojmë se në takimin e liderëve maqedonas tek presidenti Stevo Pendarovski, është arritur marrëveshje që më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në pajtim me procedurën, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveria teknike.

Çfarë ka thënë Zaev më herët?

Më herët kryeministri i Maqedonisë së Veriut, i Zoran Zaev ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, dhe se nuk do të japë dorëheqje, nëse opozita nuk i zhbllokon ligjet nga të cilat varen rrogat, pensionet dhe investimet. Ai ka theksuar gjithashtu se në vitin 2020 por nëse ato do të mbahen më 12 prill, kjo do të varet nga qasja e opozitës ndaj Parlamentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni hristian mickoski qeveria teknike në maqedoni zoran zaev hristian mickoski qeveria teknike në maqedoni zoran zaev

Sondazh

Poll