Bota

Krijimi i qeverisë së Kosovës/ Hashim Thaçi thërret në Presidencë Albin Kurtin për krijimin e qeverisë

27 Dhjetor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë së Kosovës/ Hashim Thaçi thërret

Kosovë– Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thirrur në Presidencë ditën e sotme, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për krijimin e qeverisë së re, për të marrë mandatin. Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 13:30, ku do të ketë diskutime për hapat që do të ndërmerren për krijimin e qeverisë.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në takim konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e qeverisë. Në pajtim me Nenin 84 (14) dhe Nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.

Ftesa i është dërguar liderit të Vetëvendosjes, si partia e parë fituese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Pas mandatimit të sotëm, Kurti ka 15 ditë kohë për të njoftuar Qeverinë e re, e cila duhet të formohet në koalicion me një parti tjetër, për të siguruar 61 votat e nevojshme në Parlament.

 

Theksojmë se Albin Kurti ende nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re.Për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i LDK-në Isa Mustafa është shprehur për këtë çëshjte se ende ka hapësirë për marrëveshje. Mesditën e djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bëri ofertë të fundit Albin Kurtit, ku kërkoi 5 ministri nga kabineti dhe presidentin.  

Më pas Mustafa, iu përgjigj video-mesazhit të Albin Kurti, i cili shprehej optimist se nesër Kosova mund të kishte qeverinë e re. Mustafa deklaroi është gati për t’u ulur sërish me Vetëvendosjen në tavolinë e të nënshkrujanë marrëveshjen, pasi për të negociatat nuk kanë dështuar. Mes këtyre dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës vijojnë  negociatat, por ende nuk është  gjetur gjuha e përbashkët. Nuk dihet ende se çfarë do ndodhë në vijim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci koalicioni mes ldk dhe vetevendosje qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci koalicioni mes ldk dhe vetevendosje qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll