Bota

“Gylénisti” që ia dorëzoi Kosova, gjykata e Stambollit e dënón me 8 vite búrg

27 Dhjetor 2019, 11:27 Nga DOSJA
“Gylénisti” që ia dorëzoi Kosova, gjykata e

TURQI– Gjykata e Lartë Penale në Stamboll, ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj búrg, Kahraman Demirezin, “gylenistin”, i cili ishte deportuar nga Kosova në Marsin e vitit 2018.

Sipas asaj që raportojnë mediet turke, Demirez është dënúar për pjesëmarrje në një grup të organizuar terrórist. Demirez e ka mohuar një akuzë të tilllë, shkruan Anadolu Agency.

Kahraman Demirez ishte një prej 6 personave të cilët, u arréstuan nga shteti i Kosovës dhe u deportuan përmes aeroportit të Prishtinës në bashkëpunim me inteligjencën shtetërore turke.Prokuroria e Stambollit, gjithashtu, kishte kërkuar që Demirez të dënohet edhe për spiunazh ndërkombëtar, megjithatë në seancën e mbajtur të enjten ai është liruar nga një akuzë e tillë.

Deportimi i 6 shtetasve turq ka qenë një prej skandaleve më të mëdha që është përfshirë Kosova. Si pasojë kishte dhënë dorëheqje ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi.

(a.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota gjykata e stambollit kahraman demirezi turqi gjykata e stambollit kahraman demirezi turqi

Sondazh

Poll