Bota

Krijimi i qeverisë/ Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit Thaçi (ARSYEJA)

27 Dhjetor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë/ Albin Kurti refuzon ftesën e Presidentit

Kosovë- Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim sot në orën 13:30 në Presidencë, për krijimin e qerverisë së re. Sipas Ekspress,  Kurti e ka sot të pamundur që të takojë presidentin e vendit, pasi sot ndodhet jashtë Prishtinës.

Raportohet se së shpejti Kurti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”,  thuhet nga Vetëvendosja, sipas Ekspres.

Negociatat me LDK-në

Theksojmë se Albin Kurti ende nuk i ka 61 votat për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i LDK-në Isa Mustafa është shprehur për këtë çëshjte se ende ka hapësirë për marrëveshje. Mesditën e djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bëri ofertë të fundit Albin Kurtit, ku kërkoi 5 ministri nga kabineti dhe presidentin.  

Më pas Mustafa, iu përgjigj video-mesazhit të Albin Kurti, i cili shprehej optimist se nesër Kosova mund të kishte qeverinë e re. Ai deklaroi është gati për t’u ulur sërish me Vetëvendosjen në tavolinë e të nënshkrujanë marrëveshjen, pasi për të negociatat nuk kanë dështuar. Mes këtyre dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës vijojnë  negociatat, por ende nuk është  gjetur gjuha e përbashkët. Nuk dihet ende se çfarë do ndodhë në vijim.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll