Bota

Vdíqën njëri pas tjetrit në pishinën e resortit spanjoll, zbulohet e vërteta e trágjedisë në prag Krishtlindjesh (Foto)

27 Dhjetor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Vdíqën njëri pas tjetrit në pishinën e resortit

SPANJË- Ngjarja e rëndë që ndodhi në pragun e Krishtlindjeve në një resort spanjoll tronditi të gjithë botën. Babai britanik humbi jetën me sëbashku me dy fëmijët e tij në një pishinë në Kosta del Sol, duke krijuar aksidentin tragjik.

Sipas mediave të huaja ka qenë vajza 9-vjeçare që ka rënë në pishinë dhe ka kërkuar ndihmë, ku  menjëherë ka qenë vëllai i saj 16-vjeçar i cili është hedhur në pishinë për ta shpëtuar, ndërsa më pas është përjekur edhe i ati 52-vjeçar i dy të miturëve që është përpjekur për t’i shpëtuar.

Dhe pronarët e hotelit  thonë se  nuk kanë arritur të kuptojnë  sesi  mund të vdesin 3 njerëz të moshave të ndryshme në një pishinë.

Raportet lokale thanë që policia spanjolle po hetonte sistemin e pompës dhe thithjes sesi ajo thithte ujin, fakt ky që lë të kuptohet se shkak për vdekjen e  3 personave është bërë popma  që ka qenë duke punuar në ato momente.

Por operatori i hotelit CLC World Resorts dhe Hotelet tha se hetimet nuk kishin gjetur asnjë problem me pishinën, dhe vdékja e trefishtë besohej se ishin një “áksident trágjik”.

Por përpos këtyre spekulimeve,  policia arritur të zbardhë ngjarjen, ku ka dhënë edhe deklaratën e vajzës së mbijetuar të familjes, 14-vjeçares Favou,  e cila ka thënë se asnjëri prej tyre nuk  ka ditur të notojë.

Tanya Aamer, 23 vjeç, nga Birmingham, tha: Atmosfera ndërsa po ecja në oborrin e hotelit është e papërshkrueshme.

“Natyrisht që nuk kemi përjetuar kurrë një situatë të tillë,  kështu që ne jemi konfuz në  çdo gjë që po bëjmë apo themi.”-janë shprehur disa turistë të tjerë.

Burimi: independent  

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota humben jeten 3 persona spanje tanya aamer humben jeten 3 persona spanje tanya aamer

Sondazh

Poll