Bota

“Ishte si në film, njerëzit bërtisnin dhe qanin” të mbijetuarit rrëfejnë tmérrin, që përjetuan nga rrëzimi i avion

27 Dhjetor 2019, 13:03 Nga DOSJA
“Ishte si në film, njerëzit bërtisnin dhe qanin”

KAZAKISTAN- Mëngjesin e ditës së sotme një avion me 100 njerëz në bord u rrëzua në Kazakistan ku humbën jetën 15 njerëz mes tyre kapiteni i avionit dhe një gazetare.  Mes 100 njerëzve 95 ishin pasagjerë dhe 5 të tjerë anëtarë  të ekuipazhit.

Ndërkohë pas janë shpëtuar pothuajse gjysma e pasagjerëve, ata kanë treguar edhe tmerrin  që  kanë përjetuar nga rrëzimi i avionit.

Një nga të mbijetuarat kanë thënë se zhurmat  dhe tingujt që dëgjonte, ishin  të tmerrshëm, në momentin që avioni nisi të humbte kontrollin.

“Avioni po fluturonte me një pjerrësi. Gjithçka ishte si në një film: të bërtitura, të bërtitura, njerëzit duke qarë”, tha ajo.

Kujtojmë që shkak për këtë mund të jetë bërë edhe mjergulla e fortë në zonë.

  “Në një moment ne filluam të rrëzoheshim, jo vertikalisht, por në kënd. Dukej sikur kontrolli mbi aeroplanin ishte i humbur”, tha një tjetër i  mbijetuar.

Deri më tani raportohen të jenë 15 viktima, ndërsa 66-tjerë janë dërguar në spital, përfshirë disa të tjerë që janë në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale.

Burimi: RT 

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 15 te vdekur kazakistan rrëzimi i avionit 15 te vdekur kazakistan rrëzimi i avionit

Sondazh

Poll