Bota

Krijimi i qeverisë së Kosovës/ Nënkryetari i PDK: Vendi mund të futet në një krízë të thellë

27 Dhjetor 2019, 12:10 Nga DOSJA
Krijimi i qeverisë së Kosovës/ Nënkryetari i PDK: Vendi mund

KOSOVË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur mbi qëndrimet e tij dhe të PDK-së për situatën e krijuar pas konstituimit të Kuvendit.

Hoxhaj, në RTV Dukagjini shprehet se një hap legal kushtetues sot në Kuvend është tejkaluar por sipas tij pa marrëveshje mes atyre që po pretendojnë të ndërtojnë koalicion Kosova mund të futet në një krizë më komplekse politike që nuk e kemi imagjinuar.

Nënkryetari i PDK ka deklaruar se kolegët që kanë bllokuar formimin e institucioneve kur PDK fitonte zgjedhjet, po bëjnë të njëjtën gjë edhe tani kur kanë fituar në zgjedhje.

“Ata që do të duhej ta kenë mandatin për të formuar institucionet po komplikojnë situatën politike”.

Hoxhaj ka thënë se PDK do të qëndrojë në opozitë dhe nuk do të jetë pjesë e ndonjë kalkulimi për ndonjë matematikë qeveritare.Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se reduktimi i ministrive ka qenë ide e PDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2017.

Theksojmë se Albin Kurti ende nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re.Për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, kreu i LDK-në Isa Mustafa është shprehur për këtë çëshjte se ende ka hapësirë për marrëveshje. Mesditën e djeshme, kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka bëri ofertë të fundit Albin Kurtit, ku kërkoi 5 ministri nga kabineti dhe presidentin.  

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj koalicioni mes ldk dhe vetevendosje pdk qeveria e re ne kosove enver hoxhaj koalicioni mes ldk dhe vetevendosje pdk qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll