Bota

Shpëtohen dy foshnje pas rrëzimit të avionit në Kazakistan, mes 15 víktimave një gazetare dhe kapiteni i avionit

27 Dhjetor 2019, 11:31 Nga DOSJA
Shpëtohen dy foshnje pas rrëzimit të avionit në Kazakistan,

KAZAKISTAN – Në orët e para të mëngjesit një  aksident  i rëndë ka ndodhur në Kazakistan, ku  si shkak i rrëzimit të avionit kanë humbur jetën 15 persona nga 100 prej tyre që ndodheshin në bord.

Ndërkohë  është mësuar se mes 49 pasagjerëve që janë shpëtuar janë edhe 2 foshnja që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti tragjík.

Të 15 pasagjerët u dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë, por nuk arritën  të mbijetonin.

Burimet thanë se avioni nisi të humbiste kontrollin në lartësi dhe u përplas me një mur betoni tek një shtëpi dykatëshe.

Kishte gjasa që avioni të shpërthente, dhe ky fakt i trembte pasagjerët, por fatmirësisht nuk ndodhi diçka e tillë.

“Papritur avioni nisi të dridhej fort. Në fund pamë që u rrëzua. Gjithçka nisi të shpërbëhej. Dëgjoja vetëm ulërima. Dikush hapi derën e urgjencës dhe vrapuam jashtë,”– u shpreh një i mbijetuar.

Gjithashtu  mes 15 víktimave ishte edhe një gazetare investigative, ndërsa kapiteni i avionit humbi jetën në spital.

Burimi:  Thesun 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 15 viktima kazakistan rrezohet avioni shpetohen dy foshnje vdes gazetarja vdes kapiteni i avionit 15 viktima kazakistan rrezohet avioni shpetohen dy foshnje vdes gazetarja vdes kapiteni i avionit

Sondazh

Poll