Bota

Pamje të frikshme/ Shpërthen lumi nëntokësor në Itali, dëmet e përmbytjeve kapin vlerën 5 milionë euro (VD)

27 Dhjetor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Pamje të frikshme/ Shpërthen lumi nëntokësor në Itali,

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Avellino të Italisë ku një lum nëntokësor ka shpërthyer dhe ka përmbytur qytetin. Në disa video të publikuara nga mediat e huaja shihen pamjet apokaliptike, mjaft të frikshme, ngjarje kjo që rrezikon edhe jetën e qindra njerëzve.

Shkaka për këtë është bërë moti i keq në rajonin e Avellinos, në ditët e fundit, pasi lumi nëntokësor është fryrë tej mase duke arritur deri në çarjen e asfaltit.

Shpërthimi ka ndodhur pikërisht në qendër të qytetit, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe rrugët.


Në bazë të raportimeve të bërë nga mediat e huaja mësohet që autoritet lokale kanë deklaruar se dëmet që kanë shkaktuar përmbytjet kapin vlerën 5 milionë euro, ndërsa nga ana tjetër mbi 300 banorë janë evakuar.

Burimi: juorno 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 300 te evakuuar avellinos demet 5 milionë euro itali 300 te evakuuar avellinos demet 5 milionë euro itali

Sondazh

Poll