Mandatimi i Albin Kurtit, lideri i Vetëvendosjes refuzon Thaçin: Sot jam jashtë Prishtinës!
27 Dhjetor 2019, 07:33Nga DOSJA
Kosovë- Një ditë më parë u konstitua Kuvendi i Kosovës,ndërsa sot pritej që presidenti Hashim Thaçi të mandatonte si Kryeministër Albin Kurtin, për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve të tetorit. Mëngjesin e sotëm, Hashim Thaçi thirri për takim në orën 13:30 në Presidencë, kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, për të zhvilluar mandatimin dhe konsultim për qeverinë e re. Por lideri i VV-së Albin Kurti refuzoi ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim. Vetëvendosja ka dërguar një njoftim për mediet kosovare, ku thuhet se Kurti ndodhet jashtë Prishtinës dhe se ka të pamundur të takojë sot Thaçin. Sipas tyre së shpejti Kurti do të njoftojë Thaçin për ditën e orët e mundshme të takimit.
Më pas Mustafa, iu përgjigj video-mesazhit të Albin Kurti, i cili shprehej optimist se nesër Kosova mund të kishte qeverinë e re. Ai deklaroi është gati për t’u ulur sërish me Vetëvendosjen në tavolinë e të nënshkrujanë marrëveshjen, pasi për të negociatat nuk kanë dështuar. Mes këtyre dy partive, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës vijojnë negociatat, por ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Nuk dihet ende se çfarë do ndodhë në vijim.
Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Mal i Zi-Tensíone, débate dhe dhúnë ka pasur në seancën e fundit në Kuvendin e Malit të Zi, teksa pasti dikutime për ligjin për Liritë Fetare.Pas débateve, në o...
KOSOVË– Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e legjislaturës së 7-të në Kuvendin e Kosovësm dhe zgjedhjet e kryeparlamentarit dhe 5 ...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar sot pas konsituimit të legjislaturës së 7 në Kuvendit e Kosovës. I ftuar në em...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka reaguar me anë të një deklaratë pas konstituimit të Kuvendit i ka uruar anëtarët e saj, Glauk Konjufcës dhe Arbërie Na...
KOSOVË- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur sot pas seancës së konstituimit të Kuvendit të ri, ka dhënë një deklaratë të shkurtër...
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës u mbajt sot seanca konstituive, ku u bëtuan deputetët e rinj dhe u zgjoh kryetari e 5 nënkryetarët.Gjatë betimit, deputetët e...
NORVEGJI– Ish-bashkëshorti i Princeshës së Norvegjisë Martha Louise ka vrárë veten në ditën e Krishtlindjeve, ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me formën.Ba...
KOSOVË- Pas votimit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, që mori 75 vota pro, deputetët kanë zgjedhur dhe 5 nënkryetarët.Arbërie Nagavçi nga Lë...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot kryetarin e ri të Kuvendit. Pas propozimit të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kreu i ri i Kuvendit është Gla...