Bota

Konstituimi i Kuvendit/ Ambasada Amerikane uron kryeparlamentarin e ri të Kosovës: Menjëherë të formohet qeveria e re

26 Dhjetor 2019, 19:49 Nga DOSJA
Konstituimi i Kuvendit/ Ambasada Amerikane uron kryeparlamentarin e ri të

KOSOVË– Ambasada Amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e legjislaturës së  7-të në Kuvendin e Kosovësm dhe zgjedhjet e kryeparlamentarit dhe 5 nënkryetarët. 

Me anë të një postimi në rrjetet e sociale, pasi ka uruar kryeparlamentarin Glauk Konjufcës, ka kërkuar nga lideri i LVV-së, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Isë Mustafa që të krijojnë sa më shpejtë qeverinë e re.

“Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosporitetin”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Sot është themeluar legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por nuk është tentuar formimi i qeverisë. Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por sot, LDK tha se heq dorë nga kreu i Kuvendit, duke ofruar një marrëveshje të palëkundur për 5 ministri dhe presidentin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasada amerikane kosove qeveria e re e kosoves ambasada amerikane kosove qeveria e re e kosoves

Sondazh

Poll